Trajtimet
Protetikë
Kurora, ura dhe proteza që rikthejnë përtypjen dhe pamjen e dhëmbëve.
Kurora është një mbulesë që vendoset mbi një dhëmb të dëmtuar, të thyer ose të trajtuar me kanal, kur mbushja nuk mjafton më. Punohet me porosi sipas masës së gojës suaj, dhe ngjyra zgjidhet për t'iu përshtatur dhëmbëve fqinjë.
Kur mungojnë disa dhëmbë ose i gjithë harku, proteza rikthen përtypjen, të folurit dhe mbështetjen e strukturës së fytyrës. Zgjedhja mes akrilatit, protezës së skeletuar dhe asaj mbi implante varet nga sa dhëmbë kanë mbetur dhe nga gjendja e kockës.
Si zhvillohet
Përgatitja
Dhëmbi formësohet me kujdes, ose vlerësohen dhëmbët që kanë mbetur.
Marrja e masës
Merret masa e gojës dhe përcaktohet ngjyra e punimit.
Provat
Deri sa punohet punimi përfundimtar, dhëmbi mbrohet me kurorë të përkohshme.
Fiksimi
Punimi provohet, rregullohet nëse duhet dhe fiksohet përfundimisht.
Lista e çmimeve
- Kurora metal-porcelan
- 70 €
- Kurora zircon
- 120 €
- Kurora full zircon
- 170 €
- Kurora e-max
- 200 €
- Kurora të përkohshme (një dhëmb)
- 10 €
- Proteza nga akrilati (një nofull)
- 200 €
- Proteza e skeletuar (një nofull)
- 250 €
- Proteza nga vertexi (një nofull)
- 350 €
- Riparimi i protezës me dorë bartës
- 40 €
- Riparimi i urës së vjetër (për anëtar)
- 10 €
- Ri-cimentimi i urës së vjetër (për anëtar)
- 10 €
- Rregullimi i protezës së frakturuar
- 25 €
Çmimet janë në euro. Plani përfundimtar i trajtimit dhe kostoja e tij përcaktohen pas ekzaminimit në klinikë.
Shiko çmimetTrajtimet
Trajtime të tjera
Të gjitha trajtimet kryhen në klinikë, nga kontrolli i rregullt te ndërhyrjet kirurgjikale.